01/11/2026
“Sa e ke nje konsultë?”
Ia thua çmimin.
Ai mbledh buzet.
“Vetem per te folur kaq leke?”
Dhe ti nis i tregon shkollen qe ke bere. Vitet e punes. Dosjet qe ke zgjidhur. Mundohesh t’i shpjegosh pse e meriton pagesen.
Avokat, ndalu pak.
Ai ka ardhur me nje hall qe e mban zgjuar naten. Ti po i flet per diplomen tende.
Pyete per hallin.
Sa muaj ka pa marre parate qe i detyrohen?
Çfare ka firmosur pa e lexuar?
Çfare afati po i afrohet?
Çfare rrezikon te humbase nese e le edhe nje muaj keshtu?
Sepse ai po numeron leket qe do te te paguaje ty.
Ndersa leket qe po i ikin nga problemi, ende nuk i ka mbledhur bashke.
Ndihmoje ta beje ate llogari.
Me fakte. Me fjale qe i kupton. Pa ia fryre hallin per ta trembur.
“Ja ku je sot. Ja çfare rrezikon. Keto jane mundesite qe ke. Ketu mund te te ndihmoj une. Kaq kushton puna ime.”
Tani çmimi ka nje kuptim.
Dhe kjo nuk vlen vetem per avokatin.
Ti shet mobilie dhe i tregon klientit sa e mire eshte pllaka. Ai ka hall se ku do t’i fuse rrobat ne nje shtepi ku mezi leviz.
Ti shet syze dhe i flet per marken. Ai ka hall se ne darke nuk e lexon dot nje faqe pa u lodhur.
Ti je kontabilist dhe i tregon sa sherbime perfshin pagesa. Ai ka hall se punon gjithe muajin dhe prape nuk e di ku i mbeten parate.
Ti e njeh produktin tend deri ne detaj.
Po hallin e klientit, sa mire e njeh?
Apo sapo degjon “shtrenjte”, ul çmimin?
Dhe kthehesh ne shtepi i merzitur:
“Ketu njerezit nuk e vleresojne punen.”
Po ti, a ia bere te qarte çfare pune do t’i zgjidhesh?
Te “Investitoret” punojme edhe me kete: si ta kuptosh çfare po kerkon klienti, si t’ia shpjegosh vleren e punes tende dhe si ta thuash çmimin pa u ndjere sikur po kerkon nje nder.
Sepse biznesi yt nuk mund te mbahet gjithe jeten me:
“Hajde, po ta le me lire.”
Shkruaj “INVESTITORET” per te marre informacion per trajnimin.