26/06/2026
KONSULENCË PROFESIONALE NË MENAXHIMIN E HOTELERISË DHE GASTRONOMISË
Hapja e një hoteli, moteli, restoranti apo bar-kafeje është një investim me potencial të madh. Megjithatë, suksesi afatgjatë nuk varet vetëm nga investimi financiar, por edhe nga menaxhimi profesional, organizimi efikas dhe një staf i trajnuar sipas standardeve të industrisë.
Mungesa e një menaxhimi të mirëfilltë mund të sjellë humbje të klientëve, rënie të të ardhurave, stres në administrim dhe, në rastet më të këqija, mbylljen e biznesit.
Jam i diplomuar në Shkollën e Lartë të Hotelerisë në Beograd, me titullin “Organizues i Avancuar Profesional në Hoteleri” (1987). Kualifikimi im është njohur edhe nga Universiteti i Torontos në Kanada, si ekuivalent me një diplomë dyvjeçare të kolegjeve kanadeze.
Kam përvojë shumëvjeçare profesionale në industrinë e hotelerisë në Beograd, bregdetin kroat, Mal të Zi, Slloveni dhe në Qendrën Turistike të Skijimit në Brezovicë. Gjithashtu, kam shërbyer për katër vite si Menaxher i Propagandës dhe Sh*tjes së Kapaciteteve Hoteliere për komplekse me mbi 1.000 shtretër, si dhe pesë vite si mësimdhënës në drejtimin Turizëm dhe Hoteleri në shkollat e mesme.
Ofroj shërbime profesionale në:
• Konsulencë për menaxhimin dhe organizimin e hoteleve, moteleve, restoranteve dhe bar-kafeve.
• Organizimin e proceseve të punës dhe administrimit.
• Përmirësimin e standardeve të mikpritjes dhe shërbimit ndaj klientit.
• Trajnimin dhe zhvillimin profesional të stafit.
• Menaxhim të drejtpërdrejtë të objekteve hoteliere, sipas marrëveshjes.
Pronarët dhe investitorët që kërkojnë mbështetje profesionale për ngritjen ose menaxhimin e bizneseve të tyre në fushën e hotelerisë janë të mirëpritur të më kontaktojnë përmes mesazhit privat (Inbox) ose në email:
[email protected]
Me respekt,
Fatmir Sadiku