26/07/2026
Ka disa momente në punën time që nuk maten me asnjë çmim… ❤️
Sot, teksa disa turistë italianë po shikonin ambientet tona, unë po përjetoja një emocion të veçantë. Po dëgjoja komplimentet e tyre, po shikoja kënaqësinë në sytë e tyre dhe, sinqerisht, u emocionova shumë. 🥹🇮🇹
Me klientët e mi nuk kemi vetëm një marrëdhënie pritës–turist. Shkëmbejmë batuta, biseda, buzëqeshje… dhe kur vjen momenti i largimit, përshëndetjet janë gjithmonë të veçanta, sidomos kur shoqërohen me dëshirën për t’u rikthyer. ❤️
Nuk di ta shpjegoj me fjalë… por kur një klient të respekton, largohet i kënaqur dhe të thotë se do të kthehet përsëri, ajo ndjesi është një nga shpërblimet më të bukura të kësaj pune. 🥹✨
Faleminderit nga zemra për çdo fjalë të mirë. ❤️