10/10/2026
Para se të hapja këtë vend, kisha një dëshirë shumë të thjeshtë, por që për mua kishte shumë kuptim: nuk doja që njerëzit të vinin këtu e të ndiheshin sikur kishin hyrë në një restorant. Doja të ndiheshin sikur kishin ardhur në shtëpinë e tyre. Doja që fëmijët të ndiheshin të lirë të luanin e të qeshnin, të rriturit të uleshin rehat, të bisedonin pa nxitim, të hanin një ushqim të bërë me dashuri dhe të largoheshin me ndjesinë se kishin kaluar pak kohë në një vend të tyren. Nuk doja thjesht të shërbeja pjata, por të krijoja kujtime, të njihja njerëz, të dëgjoja histori dhe të ndërtoja diçka që nuk matet me tavolina të mbushura, por me njerëzit që rikthehen. Sot, kur shoh familje që vijnë përsëri e përsëri, fëmijë që ndihen si në shtëpinë e tyre, njerëz që me kalimin e kohës nuk janë më thjesht klientë, por fytyra të njohura që i pres me gëzim, e kuptoj se ajo që kam ëndërruar po bëhet realitet. Sepse ka një ndryshim të madh mes një vendi ku shkon për të ngrënë dhe një vendi ku kthehesh sepse ndihesh mirë. Dhe nëse sot njerëzit vijnë këtu jo vetëm për ushqimin, por edhe për ngrohtësinë, atmosferën dhe ndjesinë e familjes, atëherë besoj se ia kam dalë. Ndoshta nuk kam krijuar restorantin më të madh,por shpresoj të kem krijuar një vend ku njerëzit ndihen të mirëpritur, të lirë dhe të dashur. Një vend ku dera hapet për klientë, por me kalimin e kohës, ata bëhen pjesë e familjes. Dhe për mua, kjo ka qenë gjithmonë më e rëndësishme se gjithçka tjetër.Me dashurii Anna❤️